Agjencia e Trajtimit te Kredive do te çel me 8 qershor ankandin e dyte për shitjen e rret 21 pasuri toka dhe objekte në të gjithë vendin më vlerë 577 mijë euro.
Shumica e pronave në shitje janë në zonën e Kavajes dhe Durrësit, Beratit dhe Lushnjës, citon shkrimi ne revisten Monitor, i cili shpjegon se, Agjencia e Trajtimit të Kredive mbledh kreditë e këqija të ish bankave të nivelit të dytë me kapital shtetëror në favor të buxhetit të shtetit.
Këto kredi janë të dhëna kryesisht nga Banka Kursimeve, Banka Kombëtare Tregtare dhe Banka Agrare pasa se këto të falimentonin dhe të privatizoheshin.
Në ankand mund të marrin pjesë personat e interesuar për blerjen e këtyre objekteve, duke paraqitur kërkesë për blerjen e objektit që është shpallur në këtë listë.
Ankandi fillon me çmimin fillestare që është shpallur për objektin dhe fituesi shpallet ai që ofron çmimin më të lartë. Në rast se personi që ka marrë pjesë në ankand shpallet fitues dhe ai nuk pranon të blejë objektin për të cilin është shpallur fitues atij nuk i kthehet shuma e derdhur prej 20 % të vlerës së objektit dhe fitues shpallet personi që vjen pas këtij në radhë për çmimin më të lartë të ofruar. (javanews.al /r.a)