Me fishekzjarr dhe me festime te medha qendrore, Turqia shënoi të hënën e 29 Majit, 563 vjetorin e pushtimit otoman të Konstantinopojës, tash Stambolli. Në festim marrin pjesë kryetari dhe kryeministri, RexhepTaip Erdogan dhe Binali Jildrim.
Rreth një milion veta pritet të marrin pjesë po ashtu në kremten e madh në distriktin Jenikapi, në pjesën evropiane të qyteti ku është vendosur skena më e madhe 3D me tregimin vizual të pushtimit të qytetit.
Festa zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për të cilat angazhuar nëndetëse, fregata, pesë helikopterë e 9 mijë policë përfshirë dhe 40 snajperë dhe qen zbulues, raporton AFP, transmeton Koha.net.
Për transportin e qytetarëve në festë janë organizuar 5.005 autobusë dhe 146 anije. Në kulmin e vet, Perandoria otomane është shtrirë nga Vjena në Gjirin e Adenit. Sulltan Mehmeti II e pushtoi Konstantinopojën më 29 maj të vitit 1453 duke shkaktuar kështu rënien e Perandorisë Bizantine.
Partia qeveritare e Drejtësisë dhe e Zhvillimit e Erdoganit, në pushtet nga viti 2002, është përpjekur për forcimin e kujtesës së të kaluarës otomane të turqve, që ,sipas kritikëve, e largon vendin nga ndikimi perëndimor në drejtim të imperializmit. (b.an)