Seanca e parë gjyqësore mdaj ish ministrit Spiro Ksera është shtyrë. Shkak i shtyrjes së gjyqit u bë pretendimi i avokatëve të dy të pandehurve të tjerë se ata nuk ishin njohur me aktet, ndërsa vetë Spiro Ksera nuk ishte i pranishëm dhe përfaqësohej nga avokati i tij.
Prej katër muajsh, ish-ministri Spiro Ksera ndodhet në paraburgimin e 313, ndërsa akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Seanca tjetër u la për më 13 qershor.
Spiro Ksera akuzohet për tendera dhe aktivitete fiktive në kohën kur ai ishte Ministër i Çështjeve sociale. java/ a.k