Presidenti francez François Hollande do t’i dorëzojë sot shkrimtarit Ismail Kadaré titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë.
Ceremonia do të zhvillohet në orën 18:00 pasdite në pallatin Presidencial Élysée në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.
Është një ngjarje e rrallë, që vetë Presidenti i Francës ta dorëzojë këtë titull, të cilin zakonisht e dorëzojnë përfaqësues të tjerë të pallatit, por edhe në rastet kur çmimi dorëzohet nga Presidenti, ceremonia zhvillohet për disa personalitete në grup.
Pas ceremonisë, në ambientet e Pallatit Presidencial do të organizohet edhe një koktejl për të ftuarit, gjithashtu një rast i rrallë dhe një respekt që duket se Presidenti francez e bën për shkrimtarin shqiptar.
BW/d.i.