Mësohet se Bashkia Vorë ka zgjedhur në krye kandidatin Hekuran Brahimaj. Brahimaj ka marrë 26 vota pro, ndërsa përballë tij ishte Agim Kajmaku i cili mori 23 vota nga anëtarët e Asamblesë së PS në Vorë.
Të deleguar për të ndjekur procesin e votimit kanë qenë deputetët Vasilika Hysi dhe Alfred Peza dhe koordinatori i PS për Vorën, Sadi Vorpsi.
Në përfundim të procesit ku morën pjesë 49 nga 53 anëtarë të asamblesë, fitues u shpall Hekuran Brahimaj, i cili pritet të drejtojë PS e bashkisë së re Vorë të cilës me ndarjen e re administrative i janë bashkuar edhe Preza, Bërxulli dhe Domja.