Procesi i regjistrimit të diasporës, i cili ka nisur në vitin 2013, po vazhdon edhe këtë vit.
Në Ministrinë e Diasporës thonë se deri më tani janë regjistruar mbi 200 mijë kosovarë që jetojnë jashtë vendit, numri më i madh i së cilëve jetojnë në Gjermani dhe në Zvicër, pasuar nga shtetet tjera.
Ndërsa, në Agjencinë Kosovare të Statistikave thonë se mbi 900 mijë kosovarë jetojnë jashtë Kosovës.
Procesi i regjistrimit të diasporës është duke vazhduar dhe rezultatet përfundimtare pritet të dalin në vitin 2017, raporton RTV21. (b.an)