Pavarësisht mospajtimeve dhe ndarjes së rrugëve, tri subjektet opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – janë të gatshme të ribashkohen për ta parandaluar në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Aida Dërguti nga VV, Pal Lekaj nga AAK dhe Bilall Sherifi nga Nisma kanë thënë për “Epokën e re” se me të gjitha mjetet politike do ta pamundësojnë kalimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend.
Madje, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se mund të ketë protesta të tjera, nëse Qeveria insiston në ratifikimin e demarkacionit. (b.an)