Një anije me flamur të Sierra Leones e nisur nga porti i Durrësit është ndalur në portin grek të Katakolos, për shkak se ka sinjalizime se transporton armë.
Anija është e ngarkuar me çimento që do të shkarkohet në Libi, megjithatë shërbimet franceze kanë lajmëruar homologët grekë se në anije mund të jenë fshehur armë.
Deri më tani policia greke nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen, por mediat raportojnë se anija ndodhet ende në port.
Policia po kryen gjithashtu kontrolle edhe për drogë, e ndihmuar nga qentë.
NW/d.i.