Presidenti Hashim Thaçi po i mbush dy muaj në krye të Shtetit pa e kompletuar ende kabinetin e vet. Afër tij po vazhdojnë të qëndrojnë vetëm Ismail Syla e Ardian Arifaj. Faqja zyrtare e Presidencës së Republikës vazhdon të mos e ketë asnjë emër të Kabinetit të Presidentit. Faqja vazhdon të mbetet e zbraztë.
Sidoqoftë, afër Hashim Thaçi është parë duke qëndruar Ismail Syla, këshilltar i deritashëm i tij edhe në Qeveri. Vec tij, afër kreut të Shtetit është parë edhe Ardian Arifaj. Express ka shkruar se në Kabinetin e Presidentit do të jetë edhe filozofi Astrit Salihiu, por ende nuk është zyrtarizuar.
Zyrtarët të Presidencës kanë thënë se i vetmi që mund të flasë për këtë temë është Ardian Arifaj. Ky i fundit s’është përgjigjur thirrjeve të Express. (b.an)