Ambientet e burgjeve shqiptare kanë sjellë rritjen e shumtë të shpenzimeve financiare nga buxheti i shtetit për mbajtjen me ushqim dhe trajtimin e personave në ambientet e vuajtjes së dënimit. Por lajmi i keq eshte se kemi 2 tentativa vrasje dhe 21 sherre me permasa te medha ne qeli…
Duke cituar raportin mujor të prillit 2016 te Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tregohet se në 23 burgje janë trajtuar 5769 persona, prej të cilëve 2979 të paraburgosur, 2622 të dënuar dhe 168 shtetas me mjekim të detyruar. Kapacitetet akomoduese të institucioneve është për 5455 persona.
Referuar të dhënave statistikore janë trajtuar 5584 meshkuj, 110 femra dhe 75 të mitur. Mbipopullimi në nivel të përgjithshëm në burgje në fund të prillit ka shënuar 314 persona mbi kapacitet ose 6 përqind, duke pësuar një rritje të lehtë me 2 për qind krahasuar me muajin paraardhës. Në disa burgje ka të paraburgosur që flenë në dy shtretër. (b.an)