Mesfushori shqiptar Bernard Berisha nuk ka mundur t’i mbajë lotët pas sigurimit të mbijetesës në elitën e futbollit të Rusisë, kjo për shkak të një përqafimi emocional me një tifoz me aftësi të kufizuara.
Anzhi siguroi mbijetesën në Premier Ligë vetëm pas fitoreve në ndeshjet e play-offit kundër Volgar-Astrakhanit, të cilën e mposhti në shtëpi me rezultat prej 2 me 0, kurse ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat minimal prej 0-1, transmeton Koha.net.
Berisha ka postuar disa foto në profilin e tij në Facebook, duke thënë se është i gëzuar që arritën ta bëjnë të lumtur tifozin me aftësi të kufizuara.
“Zoti e bekoftë këtë fëmijë! Më vjen mirë që e lumturuam me fitoret në play-off duke siguruar qëndrimin në Premierligë! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!”, ka shkruar Berisha. (b.an)