Një ndeshje shumë e bukur është zhvilluar në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Dritës. Nën një atmosferë të zjarrtë të të dy tifozerive “Plisat” e Prishtinës dhe “Intelektualët” e Dritës, fitorja i takoi ekipit kryeqytetas, raporton Koha.net.
Drita kaloi e para në epërsi përmes Qëndrim Sejdiut, i cili shënoi pas një kalimi të bukur nga Xhevdet Shabani që asistoi për të në minutën e 30’. Në vazhdim të takimit Prishtina krijoi raste shumë të mira shënimi, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit në pjesën e parë.
Por, në pjesën e dytë Prishtina tregoi fuqinë e saj të vërtetë duke e përmbysur rezultatin përmes Khalid, që shënoi dy herë në minutat 70 dhe 75 për t’i siguruar kështu biletën për fazën e parë eliminatore të Europa Ligës, referon “Koha”. (b.an)