Bashkimi Europian duhet të përshpejtoje procedurat për të pranuar në gjirin e saj vendet e Lindjes, si dhe Shqipërinë. Këtë tha, ish-Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani gjatë punimeve të Asamblesë së NATO-s sot në Tiranë.
Ai tha se shumë vende të lindjes kanë marredhënie ekonomike me Rusinë dhe forcimi këtyre marrëdhënieve dobëson influencën e Bashkimit Europian, duke rrezikuar kështu forcimin e Rusisë.
“Bashkimi Europian duhet të vlerësojë mundësinë e përshpejtimit të zgjerimit të saj në Ballkan. Është një proçes mjaft i rëndësishëm. Vendet janë njësi ekonomike që bashkëveprojnë me njëra tjetrën dhe Rusia ka rritur influencën duke forcuar marrëdhëniet ekonomike me vende të ndryshme, prandaj duhet të shqyrtohet situata e përshpejtimit të integrimit, e kundërta forcon Rusinë. Ballkani është një nga pikat kryesore të përplasjes së NATO-s me Rusinë dhe kjo është një argument tjetër që vjen në favort të kësaj problematike.”, tha Mejdani. (javanews.al / r.a)