Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar mëngjesin e sotëm sa i përket përjashtimit të Berishës me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Sipas tij, mazhoranca po funksionon me dy standarde ku nga njëra anë përjashton ish-kryeministrin dhe nga ana tjetër nderon deputetin Sadri Abazi.
Basha ka parlajmëruar një bojkot të opozitës duke e justifikuar këtë me faktin se përjashtimi i Berishës është një mbyllje dere që i bëhet PD sa i përket Kuvendit dhe tryezave të tjera.
Po sot, PD pritet të mbledhë grupin parlamentar për të marrë një vendim në lidhje me qëndrimin e saj, qëndrim ky që është parashikuar të jetë bojkoti. Sipas të gjitha gjasave, Basha do të refuzojë edhe takmin me Ramën në lidhje me reformën në drjetësi, edhe pse e konfirmoi ditën e djeshme. (javanews.al /r.a)
Postimi i plotë i Bashës:
Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti me 10 ditë, është shenjë e krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama me të tijtë. Kjo krize ka arritur në nivelin ku nuk përballojnë më debat, nuk kanë argumenta, kapen në flagrancë nga faktet e dëshmitë që provojnë krimin dhe korrupsionin e tyre dhe ju ka mbetur te tregojnë vetem kartonat në byro.
Njekohesisht kjo eshte edhe nje kujtese e peshtire e dy standarteve te kesaj mazhorance te kalbur ne krime vese dhe korrupsion. Nga njëra anë nderohet vulgu i vulgut, Sadri Abazi që i thotë kundërshtarit të pres veshin, nga ana tjetër dënohet denoncuesi i të keqes, i aferave tronditëse, Sali Berisha.
Kjo nuk behet për ti mbyllur gojën opozitës, sepse kanë dështuar në mënyrë të përsëritur me këto metoda byroiste.
Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për ti mbyllur derën opozitës. Për ti mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme. Për ti mbyllur derën në reformën e drejtësisë, në reformën zgjedhore.
Por gabim i bëjnë llogaritë. Opozita, Partia Demokratike nuk mbetet jashtë. Ajo është çdo ditë me shqiptarët dhe në krah të tyre, se bash aty është parlamenti i vërtetë, aty nisin dhe merren vendimet e mëdha.
Duke lënë opozitën dhe demokratët jashtë një salle, jashtë një tryeze, Edi Rama dhe Ilir Meta vetëm sa thellojnë izolimin dhe pershpejtojne renien e tyre te pashmangshme.