Mosplotësimi i formularit të dekriminalizimit në kohë nga ana e anëtarëve të këshillave bashkiak duket se do t’ju kushtojë atyre përfundimin e parakohshëm të mandatit si këshilltar. Komisionin Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet ditën e martë, ku do të vendosë për mandatin e këshilltarëve vendorë.
Nga verifikimi KQZ-së rezulton se 65 këshilltarë bashkiak nuk kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimt, ku nga këta 16 kanë dhënë dorëheqjen ose kanë humbur mandatin para afatit të dorëzimit të formularit dhe 49 këshilltarë nuk e kanë plotësuar brenda afatit kohor.
Mesohet se midis emrave që nuk kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit dhe pritet t’ju hiqet mandati është edhe profesoresha e njohur Klodeta Dibra, e cila ishte kandidate për rektore në zgjedhjet për Universitetin e Tiranës. Mes tyre është edhe Luan Bregasi, një biznesmen i njohur dhe drejtues i “Biznes Albania”, i cili nga vendimi i KQZ-së pritet të mos jetë më këshilltar. Më poshtë është lista e funksionarëve që nuk kanë plotësuar në kohë formularin e dekriminalizimit. (javanews.al /r.a)