Mesfushori anësor i Chelsea-t, Eden Hazard, ka pranuar se sezonin e ardhshëm mezi pret të luajë kundër Manchester Unitedit të Jose Mourinhos.
Lojtari belg luajti gati dy vjet e gjysmë nën menaxhimin e Mourinhos në Stamford Bridge, para se portugezi të shkarkohej në muajin dhjetor të vitit të kaluar, referon Koha.
Hazard nga sezoni i ardhshëm do ta ketë kundërshtar ish-menaxherin që nga e premtja ka marrë drejtimin e Manchester Unitedit.
“Është menaxher fantastik”, ka thënë Hazard për Reutersin”. “I dëshiroj fat. Do të doja të luaja kundër ekipit të tij”. Chelsea nga sezoni i ardhshëm do të drejtohet nga Antonio Conte. (b.an)