Zoti President, nuk e di nëse vendimi juaj për dekretimin e Rektorëve të Universiteteve Shtetërore ka zhgënjyer ndonjë shqiptar tjetër, por dijeni që mua PO!
Ju sfidoj publikisht të më thoni nëse ju si President i Republikës e keni marrë në shqyrtim pretendimin e një qytetari, i cili Ju bën me dije me anë të një letre të hapur të botuar në media, se një kandidat për Rektor ka kryer veprën penale të falsifikimit të vendimeve të Organeve Kolegjiale të Universitetit?
Presidenti i vendit tim, në të njëjtën kohë Kretari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të këtij vendi, a denjoi të verifkonte nëse Vendimi Nr. 13, datë 14.10.2014, i Këshillit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i firmosur nga ky kandidat, ishte një dokument fals apo jo?
Zoti President, nuk dua, nuk dua ta besoj se më keni injoruar.
Preferoj të rezultojë që Ju e keni verifikuar atë pretendim dhe që pretendimi im për atë dokument të ketë qënë i gabuar se sa të mendoj se Presidenti im më injoron, se sa të humbas besimin te Presidenti im, dhe si rjedhojë te gjithë shteti im.
Me respekt,
Prof. Dr. Sokol Abazi
P.S. – Shpresoj që zyra Juaj e shtypit funksionon dhe kryen detyrën e saj