Shkëlzen Berisha ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për përjashtimin e Sali Berishës për dhjetë ditë nga Kuvendi. Falënderimi ironik ka ardhur përmes një statusi në Facebook.
Shkëlzeni thotë se qëndrimi në këtë parlament të mbushur me kriminelë të turpëron, pavarësisht se kush je. Kjo është edhe arsyeja që ai falënderon Ramën për nxjerrjen jashtë të Sali Berishës nga ambienti i kriminalizuar.
“Faleminderit!
Rama u ka dhene mandat dhe ka mbushur parlamentin me kriminele qe sot gjykohen per vrasje, (Mark Frroku- Belgjike), deputete te denuar si trafikante femrash (Arben Ndoka – Itali), deputete qe kane plagosur qytetare brenda komisariatit te policise (Armando Prenga – Shqiperi), por perjashton nga parlamenti per cenim te etikes parlamentare njeriun qe i permend se cfare ka bere.
Pra etiken parlamentare nuk e cenojne vrasesit ne parlament por denoncuesi i tyre.
Personalisht e falenderoj pasi cdo dite e kaluar brenda nje parlamenti si ky, te turperon, pavaresisht se kush je e ke perfaqeson”, shkruan Shkëlzen Berisha.
D.I.