Erik Fullani është një nga personazhet më të përfolura të shtypit rozë jo vetëm si djali i Ardian Fullanit, ish guvernatorit të BSH, por edhe si djali që në mënyrë drastike humbi peshë në pak muaj duke marë format e një modeli. Për Erikun u shkrua gjithashtu shumë edhe për shkak të deklaratave të forta që ai i bënte në rrjetet sociale të dashurës së tij.
Madje ai hodhi edhe një foto nga Kisha e Voskopojës teksa ndezte një qiri me të dhe i premtonte dashuri të përjetshme ndërsa shkruante “Jam ushtar i besës” dhe kujtonte faktin që kishin që në vitin 2010 bashkë. Ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur me dy të rinjtë por ajo që dimë është që Eriku dhe jeta e tij ka ndryshuar tërësisht në vetëm pak muaj. Nga një djalë që fshinte djersët me 50-urosha në një djalë që merret si figurant nëpër klipet e këngëtareve, raporton newsbomb.al.
Nga një djalë me një numër shumë të reduktuar miqsh e ndjekësisht në një djalë që ndiqet nga më shumë se 14 mijë persona në IG, me makina luksoze dhe foto profesionale. Ajo që bie gjithashtu në sy është zhdukja e fotove me të dashurën. E dashura e Erikut nuk është më në asnjë cep të fotografive të tij. Është e qartë që Eriku i ka fshirë të gjitha dhe prej kohësh tanimë nuk bën përbetime dashurish por vetëm deklarata “të fortësh”.
ma.me
Fotot: Dikur Eriku dhe e ish dashura e tij me të cilën kishte një raport disa vjeçar