E përditësuar – ora 12:50/ Ngjarjes së rëndë në hyrje të qytetit të Krujës, ku autobusi me besimtarë ortodoksë u përfshi nga flakët, i është shtuar një tjetër viktimë, duke e rritur bilancin aktual në dy persona të vdekur.
Mësohet se një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e djegieve. Aktualisht 12 persona janë në gjëndje të rëndë dhe janë transportuar me helikopter e ambulanca drejt spitalit të QSUT, në repartin e djegie plastikës.
Personat e mbërritur ishin, të paktën sipas informacioneve paraprake, të gjitha të seksit femër… nga pamjet e filmuara nga mediat, shihej se shumë prej personave kishin të djegura tejet të rënda.
…………………
Një autobus me besimtarë ortodoksë është përfshirë nga flakët në Krujë duke shkaktuar 1 të vdekur dhe 12 të plagosur rëndë. Udhëtimi turistik ishte organizuar nga Kisha ortodokse e Vlorës.
Parapraksiht raportohet se një grua ka humbur jetën.
Autobusi në të cilin udhëtonin besimtarë nga Vlora ka marrë flakë në motor fillimisht dhe më pas është shkrumbuar i gjithi.
Sipas raportimeve paraprake, 10 persona janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërkohë personat e tjerë po trajtohen në spitalin rajonal në Krujë.
Në momentet e rënies së zjarrit autobusi ishte duke ecur përmes qendrës së qytetit të Krujës. Dëshmitarët raportojnë se kanë parë flakët në autobusin në ecje dhe i kanë bërë thirrje udhëtarëve të braktisin mjetin. Vetëm pas këtyre thirrjeve personat në bord konstatuan flakët dhe nisën të dalin në panik.
Vetëm një grua nuk arriti të dalë, duke mbetur e vdekur brenda autobusit që u shkrumbua totalisht.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve në motor që shkaktoi djegien e autobusit. Forcat zjarrfikëse dhe policia mbërritën në vendngjarje, ndërkohë hetimet pritet të hedhin dritë më shumë për ngjarjen.
Dëshmia e priftit Konstandin, si u përhapën flakët
Pas ngjarjes prifti Konstandin i kishës së “Shën Theodhorit” në Vlorë e cila kishte organizuar udhëtimin dëshmon edhe momentet e rënies së flakëve në autobus.
“Zjarri u përhap me shpejtësi. Filluam të dalim me shpejtësi. Dikush na ndihmoi të thyenim xhamat për dalë. Disa dolën nga dritaret dhe disa nga dera e autobusit. Ishim nisur me destinacion, Krujën, e më pas, Shkodrën, Ulqinin për tu kthyer sërish në Vlorë. Autobusi i përkiste një agjencie udhëtimesh”, tha ai.
Ja sesi është djegur autobusi.. video e marë nga Top Channel.
Njoftimi i Policisë: