Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim.
Më datë 26.05.2016, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka bërë të mundur kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim:
1. Jani (Lavdim) Balla, 41 vjeç, banues në Librazhd, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me Vendimin Penal të datës 24.05.2016 e ka dënuar me masën e arrest me burg për veprat penale, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Përndjekja”, parashikuar nga Nenet 109/b dhe 121/a të Kodit Penal.
2. Xhelal Hoxha, 58 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me Vendimin Penal të datës 21.04.2016 e ka dënuar me masën e arrest me burg për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.
Nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vazhdon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësis./a.m.