Kryetari i Parlamentit Ilir Meta priti në një takim nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kinës Ji Bingxuan. Pas takimit ata mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat. Gjatë fjalës së mbajtur Meta tha se vendi ynë do të vijojë me intensifikimin e këtij bashkëpunimi me Kinën.
“Ju uroj mirëseardhje. Kjo vizitë dëshmon qartë marrëdhëniet mes dy vendeve mike. Zhvilluam një takim miqësor me miqtë tanë nga Kina me të cilët kemi diskutuar mbi bashkëpunimin në politik dhe në ekonomi. Marrëdhëniet tona diplomatike janë vendosur 69 vit më parë dhe do vijojë në të gjitha drejtimet në të ardhmen. Republika popullore e Kinës simbolizon një vend mik dhe shkëmbim tregtar me Shqipërinë”, tha Meta.
Nënkryetari i Asamblesë Kombëtare të Kinës, Ji Bingxuan theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, duke shprehur nga ana tjetër vlerësimin e Kinës për Shqipërinë, për ndihmën që ajo i ka dhënë më herët.
“Jam shumë i lumtur që takohem me ju në parlamentin shqiptar. Ne kemi patur një pritje të ngrohtë. Me kreun parlamentit patëm një bisedë shumë miqësore dhe të frytshme. Dua të shtoj nderimet për këtë popull punëtor dhe trim. Kina dhe Shqipëria kanë një histori të gjatë miqësia. Ne gëzohemi për zhvillimin e Shqipërisë dhe rezultatet që ajo merr përditë. Edhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë ardhur duke u zhvilluar, dhe ka pasur disa bashkëpunime ekonomike e tregtare. Kina nuk e harron ndihmën e madhe që Shqipëria i ka dhënë për interesa madhore të vendit. Kina dhe populli kinez kanë përkrahur Shqipërinë në rrugën që ajo ka zgjedhur drejt integrimit. Gjatë takimit me kreun e parlamentit ne diskutuam nxitjen e marrëdhënieve, dhe bashkëpunim në të gjitha fushat. Synojmë nxitjen e bashkëpunimit në arsim, turizëm, kulturë, etj. Ne do të punojmë edhe në të ardhmen për të rritur bashkëpunimin mes nesh dhe për të arritur rezultate të frytshme”, tha Ji Bingxuan./a.m.