Edhe gjyqtarët u janë nënshtruar formularëve të vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë publikoi këtë të enjte formularët e vetëdeklarimit për 363 gjyqtarë.
Nga ajo që vërehet në pamje të parë, është se gjyqtarët janë ata që kanë patur më pak punë në plotësimin e këtij formulari.
Përveç ndonjë rasti kur ka ndryshim gjeneralitetesh, në këtë kategori të personave subjekte të ligjit të dekriminalizimit nuk ka asnjë shkelje tjetër./Tch/a.m.