Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, kërkon mbledhje urgjente të Byrosë së Kuvendit, për përjashtimin 10 ditë të ish kryeministrit Berisha nga punimet e Kuvendit. Kërkesa e Ruçit arsyetohet me faktin se ish kryeministri ka dhunuar rëndë etikën në Kuvend, duke fyer dhe duke përdorur fjalor të papërshtatshëm. Berisha e ka cilësuar Kryeministrin Rama si një kriminel.
“Kërkoj mbledhje urgjente të byrosë së kuvendit për të marrë masat përkatëse ndaj atij që lancoi të gjitha këtko në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit që se ka për herë të parë po kështu s’mund të vazhojë gjatë, kërkoj të thërrisni Byronë… sipas nenit 65 për ta përjashtaur deputetin Sali Berisha 10 ditë nga seancat e Parlamentit”- tha Ruçi.
Me. Ar