Ish-kryetari i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar(tashmë IKMT), Zyhdi Dajti është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës pasi u akuzua për shembjen e një vile me leje në Golem.
Sipas argumentimit të Gjykatës, fakti penal për këtë çështje nuk ekziston.
Prokuroria e Tiranës e akuzoi Zyhdi Dajtin për shpërdorim detyre, pasi arriti në konkluzionin se prishja e vilës ishte e paligjshme.
Por, Gjykata nuk ka menduar kështu, duke mos pranuar kërkesën e pretencës dhe i ka dhënë pafajësi Dajtit.
Sipas dosjes së Prokurorisë, vila ishte ndërtuar në vitin 1996, kishte leje ndërtimi e miratuar sipas planit rregullues të vendimit të KRRTRSH-së të vitit 1996 për ndërtimin e kompleksit të parë turistik në zonën Golemit.
Prokurorët thonë, se prishja u bë me kërkesë verbale të kryetarit të komunës Golem dhe ishte abuzive. (javanews.al / r.a)