Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosjes, ka thënë se janë duke menduar bashkimin me dy partitë tjera opozitare që ta pengojnë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
“Është për keqardhje se si Kuvendi i Kosovës u shndërrua në vegël te Qeverisë. Më as për qytetarët s’janë me rëndësi seancat që janë mbajtë çdo te Enjte.
E pash sot sa jo funksional është Kuvendi. Është mjeruese se si po miratohen ligjet”, tha Haxhiu te merkuren në emisionin Rrokum Roll në Rrokum.
Sipas saj, ajo çka ka thënë mbrëmë deputetja Musliu se PDK po e shqyrton si materie marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, është veç tallje me publikun. (b.an)