Trumpit i janë vënë të gjithë. Një investim i maskuar si hua për të shmangur taksa në vlerë prej 50 milionë dollarë. Është kjo akuza që britanikja “Daily Telegraph” ka ngritur ndaj kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.
Akuza bazohet në një dokument të firmosur nga miliarderi në vitin 2007 dhe të zbuluar nga gazeta gjatë një hetimi mbi të, që ka zgjatur tre muaj.
Dokumentat e publikuara në mediat britanike kanë dalë në dritë gjatë një aksioni ligjor të ndërmarrë nga ish-punonjësit e Bayrock Group, shoqëri imobiliare partnere e Trump, që ka kryer aferën me kompaninë islandeze FL Group.
Pavarësisht se manjati njujorkez ka vendosur firmën e tij në dy “variantet” e kontratës, si investim dhe si hua, dhe pavarësisht dyshimeve të sinjalizuara nga këshilltarët ligjorë, ekspertë të tjerë të pyetur nga “Telegraph” thonë se ka pak gjasa që IRS-ja, instituti “i tmerrshëm” që mbledh taksat në SHBA, të provojë përgjegjësinë e Trump, duke qenë se operacioni është kryer mes dy kompanive të përfshira në aferë, transmeton TCh. (b.an)