Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel García-Margallo, ka thënë se shteti i tij, asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai gjatë një takimin me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Spanja mbështetë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, që sipas tij, nuk do ta njehë shkëputjen e Kosovës dhe pavarësimin e saj.
Në këtë takim, Margallo ka thënë se Spanja këtë vit feston 100 vjetorin e marrëdhënieve bilaterale me Serbinë që, sipas tij, është një shtyllë kryesore që Spanja ka një qëndrim të tillë ndaj Kosovës, referon lajmi.net. (b.an)