Pilotja ushtarake ukrainase, Nadia Savtchenko, e burgosur në Rusi sepse dyshohej për vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës në vitin 2014, u lirua dhe pritet të mbërrijë në mesditë në Kiev, sipas burimeve pranë presidencës ukrainase.
Nga ana tjetër, dy ushtarakë të dyshuar rusë, të dënuar në Ukrainë sepse kanë luftuar në krah të rebelëve prorusë, u amnistuan dhe janë larguar nga territori ukrainas, pas muajsh negociatash për një shkëmbim të mundshëm me piloten ukrainase, Nadia Savtchenko.
“Nadia Savtchenko, 35 vjeçe, do të dekorohet nga presidenti Petro Porochenko”, sipas këtyre burimeve. (javanews.al /r.a)