Një tërmet me magnitudë 5,5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot paradite pranë Kretë, raportoi agjencia greke e lajmeve, ANA.
”Tërmeti u regjistrua në orën 11:36 me orën lokale (8:36 GMT) dhe ishte i magnitudës 5,5 ballë të shkallës Rihter”, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës.
Epiqendra e tij u lokalizua në det, në juglindje të ishullit të Kretës. Autoritetet rajonale nuk sinjalizuan asnjë dëm të konsiderueshëm.(javanews.al / r.a)