Deri kohëve të fundit është pritur njoftimi për lançimin e OnePlus 3 ndërkohë që tani është bërë e ditur data e saktë e pajisjes së re nga kompania kineze.
Sipas një konsumatori të produkteve nga OnePlus është bërë e ditur se gjenerata e tretë e telefonit të kësaj kompanie do të lansohet në treg më 14 qershor.
Lajmi është bërë i ditur përmes komunikimit online të këtij konsumatori me njërin prej zyrtarëve të kompanisë.
Përpos datës së lansimit ende nuk janë bërë zyrtare performancat e Oneplus 3.
Megjithatë, spekulimet e deritanishme na bëjnë të ditur se pritet një pajisje e cila do të ketë ekran prej 5.5” me ekran 1080×1920, kamerë 16 MP dhe procesorin Snapdragon 820.
Për më shumë, OnePlus 3 pritet të vijë me mundësi përzgjedhje të RAM memories mes 4 ose 6 GB dhe hapësirave të brendshme prej 32 ose 64 GB.
Detajet e sakta mbi performancat e pajisjes do të bëhen të ditura pas lansimit zyrtar më 14 qershor./a.m.