Librat për fëmijët e vegjël janë të shumtë e të larmishëm, por po kaq të shumta kanë qenë edhe rastet e abuzimeve me përmbajtjen e teksteve që ata ofrojnë.
I tillë është edhe ky libër, një foto e të cilët është publikuar nga “Jeta Osh Qef”. Në faqe prezantohen tre nga 7 xhuxhat e përrallës “Borëbardha”.
“Unë jam teshtima”, lexon tek njëri prej tyre, “Unë jam i lumturi” është mbishkrimi përshkrues në xhuxhin tjetër. Ajo që përbën skandal në këtë tekst, është përshkrimi për xhuxhin e fundit. “Dhe ai është narkotiku” – thirrën ata së bashku – shkruhet në libër.
Ndërsa rastet janë të përsëritura dhe autoritetet përgjegjëse duket se nuk ushtrojnë kontroll të plotë, i mbetet prindërve tashmë të jenë të kujdesshëm e të lexojnë më parë përmbajtjen e librave që blejnë për fëmijët e tyre./a.m.