Ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar edhe një herë permes rrjeteve sociale, në lidhje me debatin për përgjimet. Ja postimi i tij:
Policia e Shtetit nuk ka dhe nuk mund te kete asnje pajisje pergjimi. Policia as nuk ka bere as nuk ben dhe as mund te beje pergjime, ligji e ndalon rreptesisht nje gje te tille.
Po pyetja qe kam eshte pse Partia Demokratike vazhdon perseri, perdite, te shpife publikisht per pergjime imagjinare dhe akuzoje Policine e Shtetit per nje krim te tille?
Pergjigja ime eshte e thjeshte.
Sepse Partia Demokratike nuk do qe shqiptaret te shikojne dhe degjojne te vertetat. Sepse Partia Demokratike nuk mundet t’i kundervihet qeverise sone dhe Ministrise se Brendshme me nje vizion dhe nje program te ndryshem nga e shkuara e saj.
Sepse Partia Demokratike nuk ka as lidership dhe as skuader, po eshte nje grup i lidhur fort me te shkuaren qe terhiqet per hunde nga simboli i te shkuares, Sali Berisha.
Policia e Shtetit ka ndryshuar rrenjesisht, rezultatet flasin vete. Por une jam i pari qe e di se sa shume mbetet per te bere.
Ndaj ata le te vazhdojne me avazin e vjeter, ne do te vazhdojme vendosmerisht perpara, ne rrugen e reformave e te progresit per Shqiperine e Gjenerates Tjeter.