Një shembje dheu në rrugë ka hapur një hendek 200 metra të gjatë e shtatë metra të gjerë, i cili ka përpirë njëzet makina në qendër të Firences. Shembja ka ndodhur në 6:30 të mëngjesit dhe për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të shumta, ndërkohë që ekziston frika për përkeqësim të situatës.
Mijëra shtëpi në Firence e Prato kanë mbetur pa furnizim me ujë, ndërkohë që komuna ka vendosur evakuimin e dy pallateve aty pranë, me frikën se mund të shemben. Janë kryer kontrolle edhe në disa pallate të tjerë, për të parë nëse kanë dëmtime në strukturë.
Shkak është çarja e tubit nëntokësor të ujit, çka ka sjellë grryerjen e dheut nga poshtë.
D.I.