Otto Bariç ka marrë tri ftesa për të shkuar në finalet e Euro 2016, por i ka refuzuar të treja ato.
Trajneri 82-vjeçar është ftuar nga Shqipëria, Kroacia dhe Austria, kombëtaret e të cilave i ka drejtuar më parë gjatë karrierës së tij të gjatë.
Por, ai është përgjigjur se nuk do të shkojë dhe shkaku është frika nga sulmet terroriste.
Këtë e ka thënë vetë ish-trajneri për gazetën kroate Jutarnji List.
“Kam marrë ftesë nga Shqipëria, Kroacia dhe Austria, megjithatë nuk mund të shkoj në Francë. Kam frikë se do të ndodhë diçka e keqe”, thotë plakushi Otto. “E di që francezët do të bëjnë gjithçka për sigurinë, por mendoj se Franca është një vend me rrezik të lartë për momentin”.
D.I.