Vesa Luma, e cila po shijon ditët e fundit të shtatzënisë, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Këngëtarja kosovare ka bërë së fundmi një rrëfim të rrallë në lidhje me momentin kur e vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Në një foto me bashkëshortin e saj, Big Basta ajo ka ndarë sot një kujtim të bukur, pikërisht herën e parë që ka vizituar Shqipërinë dhe ndjenjën që thellohej brenda saj.
“Ashtu si çdo familje e shqiptarëve të Kosovës edhe unë jam lind dhe rrit me frymën e dashurisë për atdheun tonë, Shqipërinë. Për herë të parë isha në vitin `97, kur në Pallatin e Kongreseve kënduam në Festival Fëmijësh. Qe nga ajo ditë, e ndjeja që diçka akoma me e madhe do te me lidhte me këtë vend. Pavarësisht kësaj, nuk do ta harroj asnjëherë në jetë dashurinë, mirëpritjen dhe respektin tuaj! Nga Tirana juaj, tashme dhe e imja”, shkruan Vesa Luma.
ma.me