Një nga personat e shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, si autori i vrasjes së Elton Çiçës brenda lokalit në Tiranë, Jani Alia, ka qenë në shërbim prove kur kreu krimin.
“Jani Alia ka qenë me shërbim prove gjatë periudhës kur bëri vrasjen. Ai ishte dënuar me 4 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit, pasi u kap në rrugën “George Bush” në Tiranë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”- shkruan “Shqiptarja.com”.
Ky dënim është pezulluar nga gjykata duke e kaluar Jani Alia në shërbim prove duke e lënë atë 18 muaj në këtë shërbim. Kushti kryesor që gjykata i ka caktuar ka qënë mos konsumimi i alkoolit dhe mos shoqërimi me persona të dënuar. Ky kusht është thyer nga Jani Alia pasi shoku i tij Renato Milloshi rezulton i dënuar disa herë nga gjykata e kryeqytetit.
Edhe pse kishte vetëm një muaj që ishte dënuar dhe mbante kontakte të vazhdueshme me shërbimin e provës, Jani Alia ka organizuar vrasjen e hasmit të tij, duke eleminuar brenda një lokali Elton Çiçën./a.m.