E paqartë mbetet rruga të cilën do ta ndjekë Qeveria në hartimin dokumenteve të cilat vënë bazat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Koha Ditore.
Qeveria e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa në vazhdimësi është zotuar se udhërrëfyes për krijimin e dekretit dhe Statutit do ta ketë aktgjykimin e kushtetueses. Por zyrtarisht nuk kanë treguar arsyet e mosndërmarrjes së asnjë hapi deri më tani.
Derisa mungojnë veprimet nga ana e Qeverisë, serbët kanë nisur angazhimet e tyre në formimin e këtij mekanizmi.
Ata kanë akuzuar Prishtinën për vonesat në këtë proces, derisa kanë paralajmëruar se nuk do të pranojnë asnjë devijim nga marrëveshja e parimeve të 25 gushtit, për të cilën gjykata ka gjetur shkelje të Kushtetutës në 23 pika.
Ndërkaq përfaqësues të Zyrës së BE-së në Prishtinë kanë thënë se presin të shohin veprimet të shpejta sa i përket themelimit të asociacionit. (b.an)