Milani ka rinovuar kontratat me tre lojtar deri në vitin 2019.
Luca Antonelli, Davide Calabria dhe Riccardo Montolivo kanë nënshkruar kontratat e reja deri në vitin 2019.
Të tre lojtarët kishin shprehur dëshirën më parë që të vazhdojnë me klubin dhe kjo u realizua sot, ku Milani lëshoi një deklaratë për media.
“Milani mund të konfirmojë se ka vazhduar kontratën deri në qershor të viti 2019 me Luca Antonelli, Davide Calabria dhe Riccardo Montolivon”, thuhet në njoftimin e klubit.
Milani pritet që të vazhdojë dhe me disa lojtarë të tjerë, ndërsa pritet të ndërrohet edhe trajneri. /a.m.