Britania e Madhe duhet të qëndrojë në BE pasi kjo përfaqëson një përparësi për interesat e saj ekonomike, por edhe pasi Evropa ka nevojë për lidershipin britanik, deklaroi ish-kryeministri britanik, laburisti Tony Blair.
Blair i bën elozhe edhe konservatorit David Cameron, aktualisht kryeministër i qeverisë britanike, për fushatën në favor të qëndrimit të vendit në BE, edhe pse shumë të tjerë e kritikojnë se është bazuar mbi strategjinë e frikës.
”Fushata që po bën Cameron është e fortë dhe efikase”, deklaroi ai.
Blair këmbëngul se me qëndrimin në BE, Britania e Madhe mund të ketë një rol drejtues si në përballimin e emergjencës së migracionit, ashtu edhe në kundërshtimin e zërave që thonë për një agresion rus./a.m.