Prokuroria për krime të rënda rimerr në pyetje 21 vjeçarën që filmoi ish-kreun e Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili.
E shoqëruar nga nëna e saj, burimet thonë se vajza ishte e traumatizuar por që i qëndroi kallëzimit ndaj ish-kreut të bashkisë së Dibrës.
Mësohet se ajo i ka thënë hetuesve, se gjithçka e kishte bërë me vetdije për ta diskredituar ish-kreun e bashkisë, pasi prej muajsh e bezdiste me telefon dhe nëpërmjet rrjetit social Facebook duke i kërkuar takim.
Para hetuesve, vajza ka thënë se filmimet i kishte bërë me cellular, pamje të cilat më pas i kishte kaluar në një kart memorie të cilën ia ka dorëzuar medias që i transmetoi pamjet.
Burimet e ABC News thonë se edhe nëna e vajzës 21 vjeçare, është pyetur nga hetuesit e cila ka shpjeguar se vajza i kishte treguar për të gjitha bisedat me kreun e bashkisë por që nuk i kishte treguar për filmimin e bërë.
Nëna e vajzës, mësohet se ka kërkuar ndihmë psikologjike nga prokruorët, pasi e bija është e traumatizuar.
Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i ish-kreut të bashkisë ka ankimuar vendimin e masës së sigurisë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, duke kërkuar lirimin nga qelia.
Sipas avokatit, ky lirim është kërkuar mbi bazën e vendimeve të Gjykatës së Lartë, të dhënë për rastet e regjistrimit të bisedave e takimeve nga persona të ndryshëm, jo siç parashikon kodi i procedurës penale.
Avokati, i tha ABC NEWS se bazuar në praktikat e gjykatës së lartë, si rasti i vendimit të video-skandalit Meta-Prifti dhe rasti Dibra-Albatros kolegji penal ka mbajtur një qëndrim, korrekt duke mos i pranuar si provë.
Ky do të jetë edhe argument, me të cilën do i kërkohet apelit të krimeve të rënda të liroi Xhelilin, tha avokati Ferdinand Doja për ABC News.
Sipas akuzës, Shukri XHelili ka konsumuar veprën penale të “korrupsionit pasivë”, me qëllim kërkimin e favoreve seksuale me 21 vjeçaren nga Dibra, të cilën e ka punësuar në institucionin e tij./a.m.