Jemi mësuar të shohim përleshje në të gjitha autobusët e mundshëm në Shqipëri dhe këtë herë është radha e autobusit të linjës Tiranë – Vorë. Sherret në përgjithësi ndodhin gjithmonë për ndonjë arsye banale ashtu siç është dhe situata konkrete.
Mëngjesin e djeshëm, një qytetar ka refuzuar të paguajë 50 lekë për autobusin, duke ngulmuar se duhet të paguante vetëm 40 lekë. Menjëherë ka shpërthyer debati mes tyre, aq sa nuk kanë munguar dhe kërcënimet. Situata ka arritur deri në atë fazë sa faturino ka telefonuar një shokun e vetë duke i kërkuar ndihmë. Pas disa stacionesh, është shfaqur personi i tretë dhe ka filluar të kërcënojë me jetë qytetarin. Sherri ka arritur kulmin kur faturino me “përforcimet” e veta e kanë gjuajtur me grushte qytetarin.
Ky akt vulgar dhune është shembulli më i keq i shoqërisë sonë barbare. Kur një qytetar u dhunua vetëm se kërkoi të drejtën e tij, imagjinoni pas se çfarë do të kishte pësuar zotëria nëse do e kishte ai gabimin. (jetaoshqef / r.a)