Duhet të quhet si zhvillim në Kosovë, që një lider i PDK-së afrohet kaq shumë me Rugovën. Së fundmi. kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën e Presidentit ka bërë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ka vizituar familjen e tij.
“Rezistenca paqësore dhe Lufta Çlirimtare, janë dy anë të pandashme të historisë së përpjekjeve dhe sakrificave të popullit tonë për liri dhe pavarësi.
Emri i presidentit Rugova ka qenë e do të mbetet emër krenar i kësaj historie të lavdishme”, ka theksuar ndër të tjera Veseli gjatë kësaj vizite, raporton Koha.net. (b.an)