Policia e Shkodrës ka sekuestruar paraditen e së martës një arsenal të vogël armësh, si dhe ka arrestuar poseduesin.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se agjentët kanë sekuestruar 3 mitralozë të lehtë dhe 250 fishekë. Personi i arrestuar ndërkohë është identifikuar si shtetasi Arben Kulli, 46 vjeç nga Vau i Dejës.
Sipas burimeve, aksioni është ekzekutuar pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative se në banesën e 46-vjeçarit ndodheshin armët e zjarrit.
Pas sekuestrimit të provave, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së qarkut verior, që ka ngritur ndaj të arrestuarit akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
TCH/d.i.