Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, duke mohuar se është ndaluar apo deportuar nga ndonjë vend i huaj, shkruan Tema.
Gazeta TemA ka siguruar dëshmi zyrtare dhe dëshmitarë, se Flamur Noka është ndaluar nga autoritetet serbe në vitin 1991, ndërsa ka kaluar kufirin shqiptar për në Kosovë dhe është mbajtur rreth 40 ditë në burgun e Prizrenit.
Sipas traditës së Shërbimi Sekret jugosllav, persona të tillë shpesh rekrutoheshin dhe për nevoja të Shërbimit Sekret jugosllav.
Pas 40 ditësh Noka është kthyer në Shqipëri, si i deportuar, status ky që duhet të deklarohet doemos në formular.
Në formularin që ai ka deklaruar pranë KQZ, nuk e ka përfshirë fare këtë fakt.
Kjo është e rrezikshme, jo vetëm si shkelje ligji, por dhe si një kompleks që ai ka ndaj faktit se mund të ketë firmosur aty dokumente që i mbyllin jo vetëm perspektivën poltike, por dhe që mund ta përballin me ligjin.
Kujtojmë se pavarësisht kapaciteteve të mjerueshme intelektuale, ai ka qenë ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe nëse ka qenë dhe nënshkrues i ndonjë dokumenti të UDB, situata bëhet më serioze.
Sipas një historiani shqiptar nga Kukësi, Islam Spahia, gjithë të arratisurit shqiptarë që kalonin kufirin dhe kapeshin nga policia, firmosnin me detyrim si bashkëpunëtorë të UDB.
E vetmja shpresë është se duke qenë ai që është, mund të mos ketë ditur çfarë të raportojë.
Tema/d.i.