Donika Gërvalla, kryetare e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, po kërkon llogari nga kryetari i partisë, njëherësh edhe kryeministër i vendit, Isa Mustafa, dhe nga sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri, për ngjarjen e fundit në takimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku asaj iu ndalua hyrja dhe u tërhoq zvarrë prej dy personave që po qëndronin në hyrje të sallës.
Gërvalla, e bija e Jusuf Gërvallës, ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj Mustafës, Beqirit dhe dy personave të tjerë, të cilët, siç ka thënë ajo, nuk ishin roja të sigurimit, por shoferë, shkruan Koha Ditore.
Ndërkohë është shprehur se LDK-ja është “e sëmurë për vdekje, por nuk ka vdekur”. (b.an)