Fiat Chrysler Automobiles i është bashkuar listës së prodhuesve që akuzohen për shkelje të rregullave për emetimin e gazrave në Gjermani.
Kompanisë pritet t’i ndalohen shitjet, nëse zyrtarët gjermanë gjejnë fakte që prodhuesi ka shkelur ligjet.
Sipas Reutersit, automobilat e FCA-së nuk e mbajnë gjatë “zgjuar” sistemin që merret me trajtimin e emetimit të gazrave. Një nga modelet e tilla spekulohet se është Fiat 500X.
Kompania akoma nuk është ankuar ndaj hetimeve dhe pret një vendim të gjykatave.
Ministria e transportit në Gjermani nisi testimet e veturave për emetim të gazrave që nga skandali i madh që shpërtheu në Volkswagen. (b.an)