Një katastrofë e vërtetë ekologjike ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, pasi rezulton të jetë ndotur me bitum.
Sipas burimeve nga policia shkaktare e ndotjes dyshohet të ketë qenë një anije që po furnizohej me naftë bruto. Gjatë furnizimit të anijes, dyshohet se është çarë tubi.
Sakaq mësohet se sipërfaqja e ndotur me bitum është rreth 3 kilometra katrorë.
Nuk është hera e parë që plazhi i Zvërnecit ndotet, pasi në 2011 ai është ndotur edhe me solar.
BW/d.i.