Austriakët i thanë jo “Hitlerit të ri”, duke zgjedhur kështu si president Alexander van der Bellen dhe lanë pas Nobert Hofer, i cili përfaqësonte platformën e Partisë Ekstremistë të Lirisë.
Ky i fundit shihej si një pasues i presidentit të vitit 1999 Jorg Haider, i cili vinte nga një familje e lidhur me partinë naziste austriake, dhe nga raportet ndërkombëtare shihej si simpatizant i Hitlerit.
Norbert Hofer sikurse Haider, po ashtu vjen nga radhët e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë. Por, ishin pikërisht votat postare ato që përmbysën çdo parashikim në Austri, pasi në ditët e fundit po vihej re dukshëm epërsia e kandidatit radikal në zgjedhjet presidenciale.
Hofer mbante avantazhin e 51.9% të votave, ndërsa Bellen 48.1 %, por ishin pikërisht 750.000 vota postare, rreth 12 % e 6.4 milionë votuesve të regjistruar ne vend, që ndryshuan rezultatin.
Van der Bellen kryesoi në nëntë nga 10 qytetet kryesore të vendit, ndërsa emri i Hofer dominoi ne zonat rurale.
Norbert Hofer për shumë austriakë ishte fytyra moderuar dhe miqësore e partisë së ekstremit të djathtë të lirisë, ndërsa të tjerë e shohin si një person dinak që fshihet pas fjalëve të mprehta që trumbeton qëndrimin kundra refugjatëve në Austri.
Por, austriakët duket se nuk donin të kthenin pas faqen e historisë, dhe kështu zgjodhën me votën e tyre kandidatin 72-vjeçar Alexander van der Bellen, ish-pedagogun e Fakultetit të Ekonomisë, që e quan veten si “biri i një familje refugjatësh”.
TCH/d.i.