Mario Götze ka deklaruar në një intervistë me Bild se mezi po pret të nisë punën me trajnerin e ri, Carlo Ancelotti. Lojtari u transferua me bujë te Bayern nga Borussia Dortmund më 2013, por ka qenë i pakënaqur për shkak të aktivizimit të paktë nën drejtimin e Pep Guardiolës. Dukej sikur e ardhmja do të ishte larg Munihut e ndoshta te Liverpool, ku tani është trajner Jurgen Klopp, njeriu që e bëri të njohur te Borussia.
Disa ditë më parë u fol për një telefonatë midis lojtarit e trajnerit italian, gjatë së cilës ky i fundit i bëri të ditur se nuk i garantonte një vend titullari. Shumë e interpretuan si sinjal për largim, por sot vijnë fjalët e vetë lojtarit.
“Mezi po pres të nis sezonin e ri në Munih. Do të bëj ç’është e mundur që të jem në formë të shkëlqyer në stërvitjen e parë me Carlo Ancelottin”, deklaron Götze për Bild.
D.I.